Një humbje e rëndë e një njeriu të mirë, në moshë të re dhe në kulmin e energjive. Gjergj Filipi, drejtori i INSTAT, nuk e ka fituar betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante. Vetëm 38 vjeç, ai lë pas dy fëmijë, 2 dhe 6 vjeç.
Javanews i shpreh familjes së Gjergj Filipit ngushëllimet më të sinqerta, pasi ai ka qenë veç të tjerash edhe një bashkëpunëtor i vjetër i revistave Mapo dhe Java gjatë dekadës së fundit.