Në një kohë që ka vaksinuar 75 për qind të popullsisë, Izraeli ka nisur tashmë që të lehtësojë masat anti-koronavirus. Mediat bëjnë të ditur se disa kufizimesh të vendosura në sektorin komercial dhe atë kulturor do të hiqen duke nisur nga e diela.
Ministri i Shëndetësisë së vendit, Yuli Edelstein dhe drejtuesi i blubardhëve Benny Gantz ranë dakord që disa aktivitete të tilla si eventet kulturore dhe turizmi do të hapen si zona të gjelbërta të dielën, ndërsa disa kufizime specifike, por jo një bllokim i plotë do të vendosen për festivalin e ardhshëm të Purim, që do të mbahet të premten, përveç Jeruzalemit ku bie të dielën pasardhëse, shkruan abcnews.al
Marrëveshja e arritur për masat anti-covid do duhet të aprovohen nga qeveria. Me kufizimet e vëna për Purim-in, izraelëtët do duhet që ta festojnë këtë ditë vetëm më anëtarët e familjes në të cilën jetojnë, raporton Abc News.
“Ne nuk mund t’i kthehemi situatës që kemi pasur për Purim vitin e kaluar, ne duhet të festojmë në një mënyrë të kufizuar”, u tha ministrave komisioneri për Covid-19 Prof. Nachman Ash.
Në vitin 2020, festimet e kësaj dite sollën një rritje të rasteve në Izrael si dhe në komunitetet hebraike të diasporës.
Ash shtoi se ndërsa fushata e vaksinimit në Izrael po shkon shumë mirë, vetëm një e treta e popullisë është aktualisht e vaksinuar. “Kjo nuk do ta ndalojë sëmundjen,” shtoi ai.
Sipas planit të paraqitur nga Ministria e Shëndetësisë dhe mbështetur nga Netanyahu, faza e parë do të kishte filluar në 23 shkurt. Megjithatë ministrat bardhë e blu këmbëngulën që të paktën disa nga kufizimet të hiqeshin që këtë javë.