• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në gusht e kërcënoi me burg, Trump darkon me Zuckerberg 3 vite pasi “e bllokoi” në Facebook

by A R
28/11/2024 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

CEO i kompanisë “Meta” Mark Zuckerberg për herë të parë, tre vjet pasi Donald Trump iu bllokua aksesi në rrjetin social Facebook, është takuar me Presidentin e sapozgjedhur të SHBA.

Takimi mes Zuckerberg dhe Trump u realizua në resortin e tij në Mar-a-Lago, vetëm disa muaj pasi presidenti i ardhshëm amerikan e kërcënoi manjatin e rrjeteve sociale me burg.

Në gusht, Trump shkroi se miliarderi i teknologjisë do të “kalonte pjesën tjetër të jetës së tij në burg” nëse do të përpiqej të ndërhynte në zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA. Trump u shpreh më pas se Zuckerberg do të bënte “mirë” të “qëndronte larg zgjedhjeve” duke e falënderuar për një telefonatë personale pasi i shpëtoi atentatit në Pensilvani.

Në fakt, kohët e fundit ka pasur shenja se këto marrëdhënie të acaruara mes të dyve po përmirësohen, duke kulmuar  me darkën e Zuckerberg me presidentin e zgjedhur në rezidencën e tij në Florida.

“Marku ishte mirënjohës për ftesën për të ngrënë me Presidentin Trump dhe mundësinë për t’u takuar me anëtarët e ekipit të tij në lidhje me administratën e ardhshme“, tha një zëdhënës i ‘Meta’ për BBC. “Ky është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e inovacionit amerikan”, shtohet në deklaratë.

“Trumpit iu ndalua aksesi nga Meta, Facebook dhe Instagram në 2021 pasi “lavdëroi njerëzit” e përfshirë në incidentet e dhunshme në Kapitol më 6 janar”, tha kompania në një deklaratë në atë kohë.

Ndalimi erdhi ndërsa në gusht, Zuckerberg tha se qëllimi i tij ishte të ishte neutral në zgjedhjet presidenciale. Vitet e fundit, Meta është përballur me presione dhe akuza për politikë monopolistike në kuadër të një çështjeje të ngritur kundër tij në vitin 2020 nga Komisioni Federal i Tregtisë (FTC).

Sakaq, marrëdhënia në dukje e përmirësuar e Zuckerberg me presidentin e ardhshëm është lënë në hije nga marrëdhënia e ngushtë e Trump me manjatin e teknologjisë Elon Musk.

/a.r

Next Post
Detaje nga festimet / Pas Vlorës, flamuri i Pavarësisë ngrihet edhe në Tiranë

Detaje nga festimet / Pas Vlorës, flamuri i Pavarësisë ngrihet edhe në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In