• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nëse PD nuk sjell ndryshim, ikim”! Mark Marku: Qeveria dështoi me 20 cm borë, Prokuroria të nisë hetimet!

by Ardit Rada
15/02/2021 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Mark Marku, komentoi situatën e krijuar nga moti i acartë, që ka përfshirë vendin në këto ditë shkurti.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Marku i bëri thirrje Prokurorisë të hetojë firmat e mirëmbajtjes së rrugëve, bashkitë dhe koncesionarin e Rrugës së Kombit, pasi sipas tij, nuk reaguan në kohë për të parandaluar situatën.

Sipas Markut, situata në vendin tonë nuk është emergjente, pasi ka rënë vetëm 20 centimetra borë, por mosreagimi i firmave bëri që të krijohej kjo situatë, me rrugë të bllokuara dhe fshatra të tërë të izoluar e pa drita.

“Nuk janë të tepruara polemikat për motin e keq, sepse prej dy ditësh është bllokuar gjithë qarku. Dje ishte bllokuar aksi Milot-Lezhë, ishin bllokuar të gjitha rrugët e qarkut. 20 centimetra borë në vende të ndryshme, si Kosovë, Mal të Zi, etj. bien edhe në prill, por nuk bllokohen rrugët. Kjo kohë ishte e parashikuar dhe kishte 20 cm borë, që nuk shkakton asnjë problem. Ishin 20 cm borë dhe u bllokua gjithë qarku. Kjo do të thotë se ka korrupsion. Janë kontraktuar firmat për të mirëmbajtur rrugët, por nuk e bëjnë këtë, sepse nuk ka kripë. Po hodhe kripë para se të bjerë borë, nuk ka ngricë. Problemi është se pushteti lokal dhe qeveria dështuan me 20 cm borë. Ti lësh qytetarët në mëshirë të fatit kjo është katastrofë. Kemi korrupsion të tmerrshëm. Firmat thonë se po punojnë pas dy ditësh për të mirëmbajtur rrugën, kur duhet bërë që kur nis bora. Ka fshatra, i gjithë Kurbini, që është pa drita dy ditë. Nëse ne nuk paguajmë dritat, gjobitemi dhe shkojmë në burg, po shtetin kush e gjobit? Gjithë ato kompani që kanë marrë tenderat, por edhe bashkitë, edhe koncesionari për Rrugën e Kombit, duhet të shkojnë në Prokurori. Gjithë fshatrat janë të izoluar. Mund të ketë njerëz të sëmurë. Janë të gjithë fshatrat e qarkut të izoluar. Sot po të sëmuret një njeri, vdes. Për këtë i them Prokurorisë të nisë hetimet dhe të cojë para drejtësisë të gjithë ata që janë paguar për këtë punë, për t’iu përgjigjur situatave emergjence. Kjo nuk është situatë emergjente, me 20 cm borë, por shteti nuk funksionon”, tha Marku.

Si po shkon fushata?
Po takoj njerëz, po tmerrohem nga problemet që kanë. Janë qytetarë të lënë në fatin e tyre nga shteti. Këtu në qendër është ai që qeveris. Duhet të pasurohet ai që qeveris.

Çfarë pritshmërishë keni, pasi pamë zgjedhjet në Kosovë? Do kemi fushatë dhe zgjedhje të qeta?
Situatën e qetë zgjedhore e garanton qeveria. Nëse këta mendojnë, sic mburren, se ne do i blejmë votat, se këtë e thonë hapur kudo, unë mendoj se kurrë nuk mund të blihet predispozita e njerëzve për të ndryshuar qeverinë. Kjo që ndodhi në Kosovë është shpresë. Edhe po të bllokosh të gjitha rrugët për ndryshim, absolutisht që njerëzit vendosin për ndryshimin.

Mendon se PD është Vetëvendosja?
Jo, është parti tjetër. Por PD ka marrë përsipër të bëjë ndryshimin dhe po e tregon edhe me programin. Vetëvendosja është parti e majtë, i referohet vlerave të majta. Unë nuk e kam problemin me të majtën, por me mënyrën si qeveriset vendi. Një qeverisje mund të ketë gabime, por nëse PD me qeverisjen e vet vazhdon përsërit të njëjtat gjëra dhe nuk tenton atë ndryshim, për të cilin votohet, duhet të ikë. Një qeveri e mirë matet nga rezultatet, jo nga fjalët. Kemi 8 vite që dëgjojmë Ramën, por gjendja është ekonomi e shkatërruar, jetë e rrënuar. Kanë iku 25% e popullsisë nga Lezha. Kur ka ikje në mënyrë masive, do të thotë që gjendja është rëndë. Problemi shtrohet, duhet të ikim ne, apo qeveria. Të ikë qeveria, jo qytetarët. Unë do doja të fitonte LDK, por për shkak se për 20 nuk ka ndryshuar asgjë, njerëzit zgjodhën Albin Kurtin, që është preteksti për ndryshimin. Duhet të krijojmë premisa ndryshimi. Unë e kam thënë edhe për PD para 8 viteve, se nëse qeverisim kështu, do të ikim. E mira është të krijojmë një model tjetër. Nëse nuk e krijojmë këtë model dhe të marrim përgjegjësi për gjendjen e vendit, normal që duhet të ikim./a.p

Next Post
Macron letër Vuçiçit: Mbështes dialogun me Kosovën

Macron letër Vuçiçit: Mbështes dialogun me Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com