Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi sot në një prononcim për mediat se goditjet e SPAK-ut kanë rritur besimin te qytetarët shqiptarë sa i takon reformës në drejtësi.
“Le të betohet dhe stërbetohet Sali Berisha dhe Ilir Meta se gjoja këta nëse do të rikthehen do të anulojnë Vetingun, apo do të zhbëjnë reformën në drejtësi, jam e sigurt që shqiptarët do të dinë të vlerësojnë”, theksoi Balla pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve të PS.
“Listat e PS do të jenë një risi dhe shprehje kuptimplotë, ne kemi bashkëqeverisur me njerëzit do të vazhdojmë të bashkëqeverisur sepse do të çojmë përpara punët që nuk kemi përfunduar. Rindërtimi është në një proces shumë të rëndësishëm. Unë jam krenar që PS nuk la askënd vetëm pas asaj ngjarje tragjike. Për të gjithë skeptikët e mëdhenj që ka vënë dyshime për sistemin e drejtësisë, goditjet e njëpasnjëshme të SPAK kanë rritur dhe rrisin çdo ditë besimin te qytetarët shqiptarë.
Le të betohet dhe stërbetohet Sali Berisha dhe Ilir Meta se gjoja këta nëse do të kthehen do të anulojnë Vetingun, apo do të zhbëjnë reformën në drejtësi, jam e sigurt që shqiptarët do të dinë të vlerësojnë. Goditja ndaj çdo strukture në sistemin e drejtësisë do të vazhdojë përpara. Ajo që kemi konceptuar në atë draft-program që do të përmbyllet brenda javës besoj, do të synojmë të vijmë para shqiptarëve me reforma të tjera të rëndësishme”, tha Balla.
g.kosovari