Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për masat shtrënguese që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve për të ndaluar lëvizjen e qarkullimit që prej orës 20:00.
Në një lidhje me skype për emisionin “Open”, u shpreh se këto masa u morën për shkak të rritjes së incidencës në 3 javët e fundit.
“Situata është vlerësuar në dinamikë nëpërmjet rritjes së rasteve. Situata nga ekspertët është vlerësuar në mënyrë dinamike. Ndërkohë që situata e vlerësuar dhe me faktin që në fund janarit dhe fillim shkurtit, kemi pasur një numër të lartë të infeksioneve respiratore, sigurisht që forcoj vendimin e Komitetit të Ekspertit për masat. Ky monitorim ka qenë vazhdimisht, por incidence është rritur gjatë 3 javëve të fundit.
Ka pasur ulje të përgjegjshmërisë së popullatës për marrjen e masave duke nisur nga maska që mbahet në mënyrë joefektive deri tek grumbullimet masive qoftë për festa apo për turizëm malor.
Duhet ta theksoj që në kuadrin e të gjithë masave, duke vlerësuar dhe përgjigjen e sistemit shëndetësor ka qenë situatë e monitoruar hap pas hapi dhe për faktin tjetër që nuk është arritur në kolaps sa i përket shërbimit shëndetësor. Situata nuk është neglizhuar asnjë moment. Po të shikojmë, virusi ka pasur një tendencë përhapje. Tani, në disa vende të rajonit ka ulje të incidencës, ndërsa kemi rritje ne, Serbia, Greqia”, tha Tomini.
Sa i përket autobusëve urbanë, të cilët janë të mbushur plot në pjesën më të madhe të kohës, Tomini tha se të gjithë duhet të ndjekin protokollin dhe njerëzit duhet ta shmangin transportin publik në pikun e lëvizjes.
“Është i zgjedhur nga popullata, i detyrueshëm për atë grup që e kanë nevojë të përditshëm. Ne kemi theksuar që të shmanget piku kur shkojnë ose kthehen njerëzit nga puna. Administratorët e biznesit duhet të ndjekin protokollin dhe për të mbajtur maskën dhe kapacitetin.
Duhet ta theksoj faktin që nuk janë shtrëngimet e fundit. Situata po ndiqet në mënyrë dinamike”, tha Tomini./a.p