• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Pse një bandë frymore fshati, në vend të një orkestre simfonike?

by Skënder Minxhozi
10/02/2021 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Fatmir Mediu vijon të bëjë xhirot e zyrave të Partisë Demokratike, në pritje që të marrë një marrëveshje të kënaqshme nga Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 prillit. Duke se ka një kontradiktë më komplekse me kreun e PD, sesa ajo e një pozicionimim të rëndomtë në listën e opozitës. Mesa duket Shpëtim Idrizi ka qenë më me fat se ai, sepse duket se e gjeti sot një vend në listë. Varavingot e dy partive të vjetra shqiptare, PR dhe Çamëve, për të arritur kompromis me partinë kryesore të opozitës, janë vetëm një aspekt i negociatës së vështirë që vijon ende në kampin e opozitës, edhe pse jemi vetëm dy muaj para ditës së votës. Deri tani Basha ka firmosur me Dukën, Shehin dhe Ndokën. Një segment rruge i lehtë për t’u përshkruar, ndërkohë që në horizontin e zgjedhjeve duken shkëmbinj të nënujshëm për Bashën e partinë e tij.

Dy muaj para zgjedhjeve, bilanci i panelit opozitar nuk le ndonjë vend për entuziazëm. Është thënë tashmë se dallga blu e vitit 2005 që solli Berishën në pushtet për herë të dytë, është një histori celuloze që nuk figuron askund në peisazhin aktual të opozitës së sotme. E kjo i detyrohet më së pari paaftësisë së Lulzim Bashës si lider, për të kuptuar nocionin e thjeshtë të peshës themelore që ka në një fitore, akumulimi i sa më shumë forcave, i krijimit të frymës së duhur të bashkëpunimit e përbashkimit të të gjithë atyre që nuk e duan qeverinë në fuqi. Basha ka snobuar e shpërfilluar jo vetëm një a dy emra, jo vetëm një a dy parti, por ka refuzuar mbi të gjitha të hedhë sytë mbi hartën e ushtrive të rreshtuara për zgjedhje, për të identifikuar se prej nga do të niset e ku do të mbërrijë në 25 prill. Mbi të gjitha, cilët do të ketë në krah në këtë rrugë të përpjetë e plot gropa.

Lulzim Basha nuk pati kurrë intuitën që ta konsiderojë si një mundësi sado të vakët, qoftë dhe për një moment, gjatë një viti e gjysëm, një spirale komunikimi me opozitën parlamentare. I konsideroi ata zyrtarisht si dezertorë e bukëshkalë, pa u përpjekur asnjëherë të krijojë të çara mes tyre, të tërheqë disa prej tyre drejt vetes, të krijojë një situatë më miqësore brenda atij grupi që e kishte kandiduar me dorën e vet në 2017. Ndërkohë që Berisha, kur fitoi më 2005, ftoi në parti edhe ata që u kishte thyer brinjët me xhandarët e Gazidedes, Lulzim Basha e injoroi opozitën parlamentare duke bërë një gabim të madh taktik. Pasi këta njerëz sot, të grupuar në disa parti të vogla në të gjithë territorin, mund të rezultojnë fatalë numerikisht në rrethana të caktuara, aty ku do të ndahen gjërat me
një grusht votash.

Basha dështoi të ndërtojë opozitën e madhe, frontin e bashkuar opozitar. Kot kapet me Ramën dhe ndryshimet që ky i fundit i bëri paketës së ligjeve zgjedhore. Nëse largon nga partia Topallin, Imamin, Boden, Bregun dhe plot figura të tjera, nëse iu lejon këtyre të kthehen në një masë të ngrysur zërash e vështrimesh që prodhojnë kriticizëm orë e çast ndaj kryetarit, atëherë do të kesh medoemos probleme në zgjedhje. Patozi dhe Topalli, Hajdari e Murrizi janë sot thika pas shpine që do t’i krijojnë shumë kosto opozitës në zgjedhje. Është sjellja infantile e Lulzim Bashës, pamundësia e tij për të ndërtuar koherencë dhe bashkim rreth PD, që ka prodhuar situatën më paradoksale të imagjinueshme në pragun e një palë zgjedhjesh parlamentare: pozita tetëvjeçare paraqitet e bashkuar, kurse opozita tetëvjeçare paraqitet si një rrumpallë siglash, të cilat luftojnë të gjitha kundër njëra tjetrës.

Në këtë panair pazotësish të kryetarit të PD, marrëdhënia me LSI duket se i jep edhe më tepër zmalt pamundësisë së tij për të gjetur një formulë fitimtare zgjedhore. Jemi në shkurt dhe Kryemadhi e Basha vijojnë të driblojnë gazetarët sa herë që pyeten sesi do të dalin në zgjedhje. Është një situatë e sikletshme të shohësh sesi dy parti që kanë patur katër vjet kohë për t’u marrë vesh për ndarjen e fushës së betejës së 25 prillit, nuk kanë ende një plan publik dhe zyrtar për mënyrën e bashkëpunimit të tyre elektoral.

Dhe në këtë rast arsyeja bazë në fakt e tejkalon pamundësinë apo pazotësinë për t’u marrë vesh. Sepse PD e LSI në këto zgjedhje do t’i shkelin patjetër këmbët njëra tjetrës për vota. Me 225 mijë vota që ka marrë në 2017, partia e Kryemadhit i hyri thellë në territor demokratëve, duke marrë shumë vota blu. Llogaritë e Bashës me votat kalojnë me detyrim nëpër procesin e vështirë të rikthimit të një pjese të votave që rrodhën nga PD tek LSI katër vjet të shkuara.

Kjo rrethanë, së bashku me apatinë e njohur të liderit demokrat, ka prodhuar një situatë pezullie, ku të gjithë thonë jemi dakord, por askush sqaron konkretisht se mbi çfarë baze ka dakordësi. E ky s’mund të jetë kurrsesi një prelud i lavdishëm për fushatën e opozitës. Të kësaj nebuloze siglash, interesash dhe frymëzimesh që kryetari i shtëpisë nuk diti t’i kthejë në një orkestër harmonike, por i la si një bandë frymore province.

Next Post
Basha optimist që në mëngjes: Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë

“Ne kemi plane pune serioze”, Basha: Shqipëria, në vendnumëro me Ramën për 8 vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In