Kryeministri Edi Rama nuk e ka vendosur përfundimisht se ku do të garojë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët durrsakë, kreu i qeverisë u shpreh se nuk do ta lërë Vlorën, por po mendon që të jetë edhe në Durrës.
Qëllimi sipas tij është që t’i jepet një shtysë më e madhe, zhvillimit në Durrës.
“Lista e deputetëve do të dalë, kur të dalin të gjitha listat, skuadra, të gjithë janë të angazhuar, në fund do të bëjmë të gjitha vlerësimet, në çdo qark do të kemi skuadrën tonë.
Unë vetë mendoj se Vlorën të mos ta lë dhe në Durrës të jem vetë, bashkë me të tjerët, sepse është momenti për t’i dhënë Durrësit një shtytje shumë të madhe, për të bërë jo thjeshtë atë që është bërë me Vlorë, që është një perspektivë e re.
Vlora dhe Durrësi janë nevralgjike për Shqipërinë, pasi nëse bëhen dy krahët e turizmit shqiptar, atëherë gjithë Shqipëria merr frymë”, tha Rama.
/a.r