Nga nesër dhe në vazhdim në vend rikthehen reshjet dhe temperaturat nën zero.
Dy ditët e para në të gjithë territorin do ketë reshje shiu.
E mërkura pritet të ketë më shumë përmirësim, dhe më pas sërish reshje shiu e dëbore.
Situatë krejtësisht e ndryshme do të vijë ditën e premte, pasi pritet depërtimi i rrymave të fohta. Këto do të sjellin mot të kthjellët por me ngrica në zonat malore e ato kodrinore.
Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme përgjatë bregdetit dhe zonave luginore. Ditën e premte do të mbizotërojë erë veriore.
Valëzimi këtë javë pritet të arrijë deri në forcën 6 ballë me lartësi vale deri në 2.5m në brigjet detare.
/a.r