Ish-deputetja Jorida Tabaku thotë se programi i PD parashikon dyfishim të buxhetit për arsimin brenda mandatit të parë.
Në një postim në Facebook, Tabaku shkruan se do të rriten edhe pagat e mësuesve dhe do mbështeten familjet në nevojë për të arsimuar fëmijët.
“Plani jonë është i qartë: Do dyfishojmë buxhetin e arsimit brenda mandatit të parë dhe ky është angazhim.
Arsimi për ne është një mjet për të rritur ekonominë. Do rrisim në realitet pagat e mësuesve sepse mësuesit i duam në Shqipëri për të rritur një brez të shëndoshë.
Do të mbështesim familjet në nevojë për shkollimin e fëmijëve te tyre. Në 25 prill Tirana Fiton, Shqipëria Fiton”, shkruan ndër të tjera Tabaku.