Prezantohet projekti për rikonstruksionin e rrugës “Qafë Qelë – Koman”, i cili përvec zhvillimit turistik dhe ekonomik që pritet ti jape zonës, do t’ju shërbejë edhe 10 mijë banorëve të saj. Drejtori i KESH, Benet Beci tha se do të ndërhyhet në 30.7 km rrugë dhe zbatimi I projektit do të ketë impakt të jashtëzakonshëm, pasi rruga do të ndërtohet sipas standardeve duke rritur sigurinë dhe komfortin.
Projekti parashikon ndërhyrjen në të gjitha shtresat e rrugës, vijëzimin dhe vendosjen e sinjalisitikave, si dhe ndërhyrjen për mbrojtjen e rrjedhave të cilat shkaktojnë gërryerjen e urave. Banorët shprehen të kënaqur për një investim të tillë, pasi rruga ishte në degradim të plotë nga mungesa e mirëmbajtjes.
Kosotja e investimit për rikonstruksionin e rrugës “Qafë Qelë – Koman” është 2.5 miliard lekë ndërsa punimet parashikohet të zgjasin deri në 2 vjet.