Prezantohet projekti për rrugën “Qafë Qelë-Koman”/ Benet Beci: Do ndërtohet me standarde

Benet Beci

Prezantohet projekti për rikonstruksionin e rrugës  “Qafë Qelë – Koman”, i cili përvec zhvillimit turistik dhe ekonomik që pritet ti jape zonës, do t’ju shërbejë edhe 10 mijë banorëve të saj. Drejtori i KESH, Benet Beci tha se do të ndërhyhet në 30.7 km rrugë dhe zbatimi I projektit do të ketë impakt të jashtëzakonshëm, pasi rruga do të ndërtohet sipas standardeve duke rritur sigurinë dhe komfortin.

Projekti parashikon ndërhyrjen në të gjitha shtresat e rrugës, vijëzimin dhe vendosjen e sinjalisitikave, si dhe ndërhyrjen për mbrojtjen e rrjedhave të cilat shkaktojnë gërryerjen e urave. Banorët shprehen të kënaqur për një investim të tillë, pasi rruga ishte në degradim të plotë nga mungesa e mirëmbajtjes.

Kosotja e investimit për rikonstruksionin e rrugës  “Qafë Qelë – Koman” është 2.5 miliard lekë ndërsa punimet parashikohet të zgjasin deri në 2 vjet.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com