Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka nisur trajtimi i pacientëve me COVID-19 me plazmën kovalescente.
Lajmi u bë i ditur nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili tha se deri më tani, tre pacientë kanë marrë këtë terapi dhe “nuk kanë pasur efekte anësore”.
Autoritetet shëndetësore kanë miratuar një udhëzues, përmes së cilit lejohet trajtimi me plazmën kovalescente, si terapi mbështetëse për pacientët me koronavirus.
Trajtimi i pacientëve me COVID -19 me plazmë konvalescente bëhet duke marrë plazmën e gjakut nga pacientët e shëruar nga koronavirusi, pasi që gjaku i tyre ka antitrupa që luftojnë virusin. Transfuzioni i antitrupave besohet se krijon atë që njihet si “imuniteti pasiv” te të prekurit me COVID-19./a.p