Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Krryemadhi ka komentuar lëvizjes e anëtarëve të saj drejtë PS, si Gledion Rahovia, Nasip Naço dhe Lefter Koka.
E ftuar në emisionin “Open”, Kryemadhi tha se LSI është partia e lëvizjes, ndërsa theksoi se ata s’kanë lexuar një fjalim në parlament edhe kur ja kanë bërë gati.
Kryemadhi: LSI aty qëndron njerëzit ikin dhe vijnë. Nuk janë themelues të LSI. Janë disa gjëra të ndryshme. Janë konjuktura politike që siç themi ne me një listë apo dy lista. Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës me çështje konujukturash. Sot është dita për të ofruar programe, ide, kurse këta që ikën s’kanë qenë asnjëheë pjesë e programit. Kur s’kanë lexuar një fjalim në parlament edhe kur ja kanë bërë gati.
Duhet të jemi shumë ‘fair’ me njerëzit dhe me veten tonë që LSI është një forcë që për hir të së vërtetës është dominuar nga të rinjtë.
g.kosovari