Policia e Fierit ka parandaluar një vrasje, duke arrestuar një 40-vjeçar, të cilit iu gjetë një armë zjarri kallashnikov.
Siç mësohet nga njoftimi i Policisë së Fierit, i arrestuarit është Ilir Halilaj, banues në lagjen “29-Nëntori”. Ky shtetasi u prangos rreth orës 18:00 të ditës së dielë, pasi për motive të dobta po kërcënonte në lagjen ku jetonte shtetasin 51-vjeçar, E.J.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri automatikë Kallashnikov, një krehër me 28 fishekë model 56, kalibër 5.62 dhe një qese plasmasi ku brenda kishte 33 fishekë model 56, kalibër 5.62.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”