Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën më të fundit pandemike në vendin tonë.
Alimehmeti është shprehur se rritja e numrit të rasteve të reja me Covid ishte diçka e pritshme për shkak të uljes së temperaturave.
Mjeku ka theksuar se si referencë të saktë nuk mund të merret shifrat ditore të të infektuarve pasi ato janë më shumë në bazë të numrit të testeve që bëhen.
“Dhjetori ishte e çuditshme rënia sepse ne e kemi të qartë se ne masat i kemi njëlloj shifrat janë në rritje, por nuk duhet të shikojmë rastet e përgjithshme pasi një gjë e tillë varet se sa teste bëjmë.Ne vijojmë që të shikojmë rritje dhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga festat e fundvitit. Ne duhet të kemi parasysh se rastet po shtohen mund të ketë dhe raste të rënda por numrat dhe % do të ishin indikatorë të qartë për të parë se si është gjendja. Tashmë ka dhe pacientë me ndryshim klinik të lehtë që mund të jenë rëndë në fillim por që i bie shpejt pastaj, dhe këto janë shenja klinike të gripit. Por kuptohet se shfaqja e menjëhershme e temperaturave rrit dhe menjëherë shtimin e rasteve”, ka thënë ai.
Epidemiologu tha gjithashtu se efekti i vaksinës do të duket në vjeshtën e 2021 dhe gjatë dimrit të viti tjetër.
“Tashmë pritet që provat e terrenit të na tregojnë efektin e vaksinës, siç ishte dhe efekti i Pfizer në Izrael që është në fazën e katërt. Vjeshta dhe dimri i viti tjetër mund të jenë dhe normalizimi i situatës nga Covid pasi ne jemi në shkurt. I njëjti person duhet të marrë dozën e vaksinës nga e njëjta firmë, dhe jo nga firma të ndryshme, por duhet që persona të ndryshëm të vaksinohen me vaksina nga kompani të ndryshme”, është shprehur Alimehmeti. / abcnews
g.kosovari