Niveli i lumit Ishëm ka rënë gjatë natës dhe uji është tërhequr në 90% të sipërfaqes së përmbytur.
Vijon të ketë prezencë uji nëpër arat e fshatit Murqinë dhe Mallkuç ku sipërfaqja prej dhjetra hektarësh tokë bujqësore vijon akoma të jetë nën ujë si pasojë e kanaleve kulluese të cilët nuk kryejnë funksionin e tyre pasi kanë mbi 3 dekada pa pastruar.
Prej ditësh në vendin tonë janë përmbytur disa zona në vend si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
g.kosovari