Gianni De Biasi synon të nisë një tjetër aventurë jashtë Italisë, pasi të përfundojë misionin si trajner i kombëtares shqiptare. Italiani nuk dëshiron të punojë në vendin e tij, pasi atje trajnerit nuk i lihet koha e nevojshme në dispozicion për të vënë në jetë projektet.
“Nuk e di nëse do të kthehem në Itali. Mbase do të tentoj një tjetër aventurë jashtë”, thotë De Biasi për Pentasport.