Kosova dhe Izraeli në 1 Shkurt do të vendosin marrëdhëniet diplomatike, duke hyrë në një etapë të re. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme në Kosovë, Meliza Haradinaj, ka deklaruar sot “se në 1 Shkurt, me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit”.
Njohja e pavarësisë nga Izraeli është ndër arritjet më të mëdha për Republikën e Kosovës e cila është bërë e mundur falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, tha Haradinaj.
Izraeli pas marrëveshjes me SHBA-në në Shtator njohur pavarësinë e Kosovës, por në 1 Shkurt do të formalizohet gjithçka
/a.r