Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se nga konkluzionet e përgjimeve të antimafias italiane nuk ka asnjë të vërteta, që “Ndrangheta” ka inevstuar në Shqipëri.
Në një intervistë për News24, Balla kërkon nga kreu i PD, Lulzim Basha që të mbajë një qëndrim korrekt dhe mos të abuzojë. Madje numri dy i PS, kujton se në 2 korrik të 2017 kur edhe është bërë një përgjim, Basha ka pasur gjysmën e qeverisë.
Sipas Ballës, këto të pavërteta po përdoren me afrimin e zgjedhjeve të 25 prillit.
“I përmendur me emër është edhe institucioni i Presidentit. Tani o dil para qytetarëve dhe thuaj të vërteta, ose mos abuzo dhe të ngresh gishtin kundrejt diçkaje që nuk ka ndodhur. Nuk është e vërtetë që në Shqipëri nga ky rrjet të ketë investuar një qindarkë në ato që thuhet. Konkluzioni i gjithçkaje është blerja e një dyqani rrobash.
Unë po them pse u tentua të gjendet një ndërlidhje politike?! Unë deklaroj me përgjegjësi se nëse tentohet të gjendet një lidhje politike e kanë tek Luli, tek Nard Ndoka që e ka pritur në kongres.
Nëse duhet të abuzojmë saç abuzon Luli dua të them që në vitin 2017 në 2 korrik kur ishte një prej përgjimeve, PD ishte në qeveri, gjysmën e qeverisë e kishte Basha. Po unë nuk po abuzoj të them që përgjimet i referohen ministrave të Lulzim Bashës.
Unë po them që minimalisht kur bëhet fjalë për një politikan që bën pjesë në një parti simotër, sqaro ti pozicionin i pari. Dhe e dyta nëse ti ngre gishtin kundër kryetarit të bashkisë ngri gishtin edhe ndaj Presidentit.
Në dosjen prej 2 mije faqesh mund të lexosh edhe emra politikanësh nga vendet e tjera. Se ky personi duke qenë eurodeputet ka pasur kontakte. Por kjo nuk do të thotë se ata janë bashkëpunëtorë.
Lulzim Basha është një i mbytur, i cili është i gatshëm dhe të kapet pas çdo dege, por unë po ju them që nuk ka degë dhe varkë shpëtimi për Lulzim Bashën. Një mashtrues përsëritës që mundohet të bëjë pis imazhin e Shqipërisë, këtu bëhet fjalë për imazhin e Shqipërisë.
E vërteta është që ne sot kemi institucione të drejtësisë që i besojmë dhe konkluzioni më kuptimplotë ishte ai i ambasadorit italian, i cili ishte më i shqetësuar për imazhin e Shqipërisë.
Ndërkohë që në mediat italiane kjo nuk bënte aspak lajm, për arsye se nuk kishte investime të këtij grupimi në Shqipëri, ndërkohë këtu del Fariu Balliu dhe djali i Balliut, del Luli. Nuk e dimë pse nuk del Ilir Meta të flasë për këtë çështje.
Mirë do bënte edhe Ilir Meta të fliste për këtë çështje.
Ne jemi mësuar me këtë dhe sa më shumë të afrojë 25 prilli do të keni lloj lloj abuzime me të pavërteta të mëdha”, tha ndër të tjera Taulant Balla.
g.kosovari