Reshjet e shiut kanë përfunduar, por sërish mijëra hektarë tokë në Shkodër janë nën ujë. Sot mësohet se të përmbytura janë 2365 hektarë tokë.
Po ashtu bëhet me dije se në ujë ndodhen: 558 hektarë tokë e pakultivuar, foragjere të dyta, jonxhe 1650 Ha, grurë 80 Ha, bimë dekorative 47 Ha, pemtore 27 Ha dhe 3 hektarë sera.
Rruga e Obotit edhe sot është e kalueshme me vështirësi me mjete te larta, pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 metra. E bllokuar është edhe rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat, pasi uji arrin në 1 metër lartësi dhe janë 55 shtëpi të bllokuara.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit dhe furnizimi me ujë bëhet nga Ujësjellës Kanalizime Shkodër.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë dhe në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
/a.r