Pneumologia, Silvana Sadria ka folur për shifrat e larta të infektimeve dhe vdekjeve në vend nga Covid-19.
E ftuar në ABC e Mëngjesit, ajo ka thënë se shumë persona ngatërrojnë simptomat e Covidit me ftohjen, por që për mjekët kjo gjë nuk përbën problem.
Sipas Sadrias, kjo situatë i ka bërë njerëzit edhe më të ndërgjegjëshëm ndaj shëndetit të tyre, pasi interesohen edhe më tepër.
“Personat që e kanë pasur me ikjen e nuhatjes kanë qenë me fat se virusi aktivitetin aty e përqendron. Në momentin që shfaqet në mushkri aty shfaqen problemet. Kjo i ka bërë edhe më të ndërgjegjëshëm personat pasi pyesin për shëndetin e tyre.
Ky virus është shumë individual, një viroz që shfaqet tek njëri nuk mund të shfaqet tek tjetri. Kam kuptuar që ndikon shumë edhe gjendja psikologjike, mënyra se si e përballon.
Lodhja, këputja ka të bëjë. Shumë pacientë që e kanë kaluar ndjejnë lodhje. Prandaj edhe ne sugjerojmë aktivitet fizik për tu rikthyer në normalitet.
Pjesa e vitaminave njerëzit duhet të kuptojnë që duhet ta marrin gjithë vitin, nuk do shërojnë virusin, pasi nuk kalon për 10 ditë”, u shpreh doktoresha.
g.kosovari