Një ushtarak i lartë shqiptar ka humbur betejën nga sëmundja e Covid 19. Mësohet se Doktor-Kolonel Agim Sula, ka vdekur si rezultat i infektimit nga virusi i rrezikshëm.
Lajmin e trishtuar e ka dhënë zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Dhimbje dhe humbje e madhe largimi nga jeta i Doktor Kolonel Agim Sula. Një emblemë e Akademisë Ushtarake, e intelektualizmit dhe profesoratit ushtarak, një njeri me cilësi të adhurueshme, një familjar i përkushtuar nuk do jetë më midis nesh. Covidi na e bëri borxh sërish me ikjen tënde Agim! Për ty nuk donim parajsën, por jetën. Lamtumirë Kolonel!”, shkruan Petro Koçi.
Sula ka qenë shef departamenti i lidershipit dhe shkencave shoqërore në AFA. Karriera e tij në fushën e arsimit, nis prej vitit 1998 si pedagog i të drejtës ushtarake. Ai ka qenë edhe komandant i Akademisë së Mbrojtjes, rektor i AM si dhe dekan fakulteti.
/a.r