Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka reaguar dhe hedhur poshtë sot akuzat që iu bënë dje nga selia e LSI, nëpërmjet ish-deputetes Silva Caka me pretendimin ka shkelur ligjin për të favorizuar bashkëshortin e saj në lidhje me një kompani.
Me anë të një reagimi ne Facebook, Ibrahimaj duke treguar se do të ndjekë hapat ligjorë duke çuar Cakajn dhe LSI-në në gjyq për prishje imazhi të saj dhe të institucionit që drejton, thekson se ”Në kushtet e lajmeve të shpërndara në media nga Znj, Silva Caka dhe LSI, e keqardhur që lufta politike po tregohet me të padrejtë e ashpër ndaj tatimpaguesve dhe Institucioneve, duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e veprimtarisë së tyre, me shqetësimin e dëmeve të tashme dhe të ardhshme të shkaktuara nga ky lajm dhe nga të tjerë që mund ta pasojnë atë, dua tju bej me dije se , do të ndërmarr të gjitha hapat ligjore për mbrojtjen e të emrit dhe të imazhit tim dhe te institucionit qe drejtoj, duke tërhequr njëkohësisht vëmendjen e publikut të gjerë që vërtetësia e lajmit është thelbi i vetë lajmit, dhe jo lajmi, cilido qoftë prodhuesi i tij.”
Me herwt reagoi edhe kompania ‘URBAN DISTRIBUTION’ e cila ka demontuar të gjithë deklaratën e LSI duke e nxjerrë totalisht blof me fakte.
g.kosovari