• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjysmimi i çmimit të naftës për fermerët, Veliaj: Lajm i mirë, t’i kthejmë sytë te bujqësia

by A R
22/01/2021 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 1 Janari i këtij viti, Qeveria hoqi akcizën, taksën e qarkullimit dhe atë të karbonit për prodhimet bujqësore, duke realizuar përgjysmimin e çmimit të karburantit për fermerët. Për të diskutuar skemën e mbështetjes me naftë bujqësore në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, takuan administratorët e zonave rurale dhe drejtues të bujqësisë.

Kryebashkiaku tha se ky është një lajm i mirë dhe i shumëpritur për Tiranën, e cila me zgjerimin e territorit dhe kompetencave, edhe në çështje të bujqësisë, prek një numër të madh fermerësh. “Këtë fillim vit qeveria dha një lajm të mirë për të gjithë fermerët: nafta do të jetë pa akcizë dhe pa taksa. Kjo ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e fermerëve, sidomos nga ata në luginën e Erzenit, ku toka është edhe më pjellore, ku ka shumë sera dhe zhvillim bujqësor, por edhe në zona të tjera, më malore, ku agroturizmi dhe procese të tjera të lidhura me bujqësinë kanë zënë rrënjë. Para pesë vitesh, jo vetëm që nuk flitej për bujqësinë, por Bashkia e Tiranës nuk kishte asnjë kompetencë në këtë fushë. Pas reformës administrative dhe krijimin e ‘Tiranës së madhe’, ky koncept është transformuar tërësisht. Është momenti më i mirë për të njoftuar këtë risi, thuajse përgjysmimin e çmimit të naftës: që do të thotë se ajo që shkonte më parë për taksa dhe akciza, tani merret si produkt”, u shpreh Veliaj.

Ai nënvizoi se kjo nismë e re e qeverisë shërben si një nxitje për ta kthyer bujqësinë në prioritet. “Sot, Tirana ka jo vetëm numrin më të madh të agroturizmeve dhe serave, por edhe aksesin më të madh në tregun një milionësh të konsumatorëve”, tha Veliaj.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi shpjegoi mënyrën e aplikimit të fermerëve për të përfituar. “Hyn në sistem me ID, bën aplikimin me nr. NIPT-i zyra e tatimeve e aktivizon menjëherë. Bëhet kontrollimi i përputhshmërisë së dokumenteve, fermeri kualifikohet dhe merr nga Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor kartën e naftës falas, të cilën e tërheq në çdo pikë karburanti. Nëse fermerët kanë vështirësi gjatë procesit, mund të marrin ndihmë nga zyrat e AREB-eve, agro-pikat ose të telefonojnë në numrin e gjelbër i publikuar tek faqja e Ministrisë së Bujqësisë”, shpjegoi Ekonomi.

Përmes kësaj skeme, çdo fermeri që punon tokën, i llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqen e deklaruar. Për atë sasi nafte përllogaritet vlera e barrës fiskale, e cila do të përjashtohet dhe do të konvertohet në sasi nafte, që do të jepet falas përmes një karte të veçantë për çdo fermer.

/a.r

Next Post
Paketa më e re turistike: Udhëtime luksi në Dubai për të bërë vaksinën

Paketa më e re turistike: Udhëtime luksi në Dubai për të bërë vaksinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Mbappe, Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e francezit për Mao Ce Dunin

Pas Mbappe, Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e francezit për Mao Ce Dunin

October 28, 2026
Arrestohen një grua dhe një djalë, Policia: Sulmuan Ministrinë e Arsimit dhe dogjën kazanë mbeturinash

Arrestohen një grua dhe një djalë, Policia: Sulmuan Ministrinë e Arsimit dhe dogjën kazanë mbeturinash

October 28, 2026
Spanjë, përplasen dy trena në jug të Madridit, të paktën 10 të vdekur

Spanjë, përplasen dy trena në jug të Madridit, të paktën 10 të vdekur

October 28, 2026
VIDEO/ Gazetari dencon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën!

VIDEO/ Gazetari dencon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën!

October 28, 2026
Përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave

Përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave

October 28, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese, dëmtohen dy automjete

October 28, 2026
Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin

Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin

October 28, 2026
Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

Kur do të sulmojë Trump? Zgjedhjet e nëntorit janë testi final i Iranit

October 28, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Arsimi që proteston për politikë, por që prodhon analfabetë

October 28, 2026
Çmimi i karburantit pezullon lundrimin e anijes luksoze rreth botës, 200 pasagjerë bllokohen në Kamboxhia

Çmimi i karburantit pezullon lundrimin e anijes luksoze rreth botës, 200 pasagjerë bllokohen në Kamboxhia

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In