Pas shpalljes si president i Joe Biden, Ivana Trump, bashkëshorti i saj dhe Donald Trump janë larguar nga Washingtoni në Florida, duke lënë kështu përgjithmonë Shtëpinë e Bardhë.
Të gjithë ish-këshilltarët e lartë presidencialë kanë nënshkruar një kontratë qiraje 1-vjeçare tek një nga komplekset më luksoze dhe të shtrenjta në Miami, Arte Surfside. Ky kompleks është mjaft i shtrenjtë, ku çmimi mesatar i qirasë për një muaj mund të shkojë deri në 47000 dollarë.
Hyrjet e këtij kompleksi janë me tavane romakë, dysheme lisi të bardhë, tavolina mermeri italiane etj, të gjitha këto të projektuara nga arkitekti italian Antonio Citterio.
Çdo hyrje është e pajisur me një fushë tenisi private, pishina, palestër, zonë meditimi etj.
/a.r