• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Spiunë & diplomatë iranianë dhe rusë”, kush janë të huajt që Shqipëria ka dëbuar tre vitet e fundit

by A R
21/01/2021 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana zyrtare sot mori një vendim duke shpallur “non grata” dhe dëbuar diplomatin rus Alexey Krivosheev me argumentin se nuk zbatonte masat anti-covid-19 duke filluar nga mos mbajtja e maskës.

Por cila është historia e përplasjes diplomatike vitet e fundit mes Shqipërisë dhe Rusisë që ka sjellë dëbime reciproke nga të dyja vendet?

Në datë 26 mars të 3 viteve më parë, qeveria shqiptare shpalli “non grata” 2 diplomatë rusë, Vladislav Filipov, atashe ushtarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës me arsyetimin se veprimtaria e tyre nuk përputhej me statusin e tyre diplomatik, raporton abcnews.al.

“Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, Aleksander Karpushin, të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik” thuhej në njoftimin e shpërndarë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Rusia nuk qëndroi duarkryq duke vepruar në mënyrë reciproke dhe dëbuar dy diplomatë shqiptarë në ambasadën tonë në Moskë. Rusia dëboi dy diplomatët shqiptarë Albert Jerasi dhe Arben Doçi. Jerasi mbante detyrën e zv/ambasadorit shqiptar në Rusi. Ai ndodhej në Moskë prej më shumë se tre vjetësh, ndërsa më herët kishte shërbyer në misionin shqiptar pranë OKB në Nju Jork.

Arben Doçi kishte një përvojë të gjatë në Rusi, e nisur që në vitin 1993. Ai mbante detyrën e këshilltarit të ambasadorit Gazioni dhe të sekretarit të ambasadës. Ndërkohë që sot Shqipëria dëboi diplomatin rus Alexey Krivosheev me argumentin se nuk zbatonte masat anti-covid-19.

Por vitet e fundit historia e dëbimeve nga Shqipëria nuk lidhet vetëm me Rusinë, por edhe Iranin. Në vitin që u mbyll Shqipëria dëboi 4 iranianë, 2 nga të cilët diplomatë. Në datë 15 janar 2020, Shqipëria dëboi dy diplomatët Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast.

“Ata kanë zhvilluar “veprimtari në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit u është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë”, shkruante Cakaj.

Në 23 korrik, po të vitit të kaluar, Shqipëria dëboi iranianin Dabiel Kassrae i cili u shpall “person i padëshiruar” dhe iu ndalua qëndrimi në Shqipëri nën dyshimin për shërbime ndaj regjimit të Iranit. Në 18 tetor, po të 2020 u shpall non grata një tjetër iranian, Ehsan Bidin, pasi dyshohet se ishte i infiltruar në kampin e muxhahedinëve në Manzë.

/a.r

Next Post
Pekini zyrtar: Të gatshëm të punojmë me administratën e re amerikane

Pekini zyrtar: Të gatshëm të punojmë me administratën e re amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In