Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me biznesmenin italian Davide Pecorelli që dyshohet të jetë djegur në makinë.
“Nga ekzaminimet është gjetur një orë dhe telefon gjysmë e djegur. Natën ku u mor me qira automjeti ishte një nga ditët kur pati përmbytje. vetëm të nesërmen u panë mbetjet e trupit.
Policia këtu duhet të ishte më transparente, se nuk dha asnjë shpjegim që aty kishte skelet njeriu. Në fillim ai ishte në Vlorë për të takuar bashkëjetuesen pasi ka një fëmijë me të, po pastaj ajo iku në Perugia.
Ajo tha se nga Rinasi ka shkuar në Vlorë pasi thotë se do kishin një biznes atje, më pas ka shkuar në veri për të eksploruar zonën për një mundësi biznesi . Tashmë nga vrasja po shkohet drejt ngjarjes aksidentale, sepse makina është djegur ngadalë, s’ka gjurmë mbetjesh djegiesh”, tha Lala.
“Ekspertët thonë se nga rrjedhja e gazit është asfiksuar dhe prandaj nuk ka dalë. Më pas makina nëse do kishte rënë në përroin aty afër , rrjedha kushedi ku e kishte çuar. Se tanin policia sjell njoftime nga më banalet për gjoba, vjedhje celularësh, kurse për një shtetas të huaj s’mori mundimin të bëjë 5 rreshta.
ishte një ngjarje që nuk mund të mbyllej kështu”, vijoi gazetarja.
Në datën 8 janar në autostradën Gjegjan-Reps në Pukë u gjet e djegur një mjet tip “Skoda Fabia”, e cila ishte marrë me qira në Rinas nga italiani, Davide Pecorelli. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej disa ditësh dhe ka dyshime të forta, por ende nuk është konfirmuar që ai të jetë djegur në makinë.