Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi eshte shprehur se as Basha nuk eshte shkeputur nga ajo dhe as ajo nga Basha, pavaresisht se do te dalin me lista me vete.
Sipas Kryemadhit, LSI eshte parti e majte dhe merr vota majtas ndersa PD merr vota djathtas, duke nenvizuar se duke dale vetem ne zgjedhje maksimalizojne voten kunder Rames.
“280 kandidatë marrin më pak vota se 140 deputetë?. Ka të bëjë me sjelljen e zgjedhësit.
LSI është parti që merr vota të majta, Basha nuk është shkëputur nga Kryemadhi dhe as anasjelltas.
Votat e Bashës dhe PD janë të djathta, ashtu si votat e LSI dhe të partive të majta janë vota që kanë të bëjnë me sjelljen e majtë.
Ne jemi dakord, që kemi një pikë të panegociueshme, që është largimi i Ramës, si i gjejmë taktikat, jo vetëm në kalkulim votash apo mandatesh, është një strategji, jemi drejt një unifikimi të një liste.
Basha po shkon drejt unifikimit dhe ne ndërkohë të unifikimit të listës së LSI, të gjithë jemi në terren për të marrë votat dhe për ta përkthyer këtë në numër mandatesh”, tha Kryemadhi.