Kryesisht të shkëputur nga pjesa tjetër e botës, njerëzit që jetojnë në zonat më të largëta në Alaskë po marrin vaksinën Covid-19, pjesërisht, për shkak të zgjuarsisë dhe përkushtimit të një ekipi të punonjësve të kujdesit shëndetësor të përbërë vetëm nga femra.
Një farmaciste, një mjeke dhe dy infermiere udhëtuan brenda një dite me aeroplan dhe slitë me motor për të shpërndarë vaksinën tek njerëzit nëpër Alaskën veriore rurale.
Pasi mbërritën në vendndodhjen e tyre, një fshatar vendas i tërhoqi pjesën tjetër të rrugës për në fshatin e tyre rural ku pleqtë prisnin të vaksinoheshin.
“Është sfiduese marrja e vaksinës këtu dhe ka shumë sfida” tha farmacistja Meredhith Dean.
Grupit iu desh të mbështjellë vaksinën Covid-19 në një zarf mbrojtës dhe ta vinte nën pallton e saj për udhëtim, duke e mbajtur atë si një foshnjë, sepse vaksina do të ngrinte brenda gjilpërës në ajrin e ftohtë të jashtëm.
“Ne bëmë më të mirën që mundëm” tha Dean.
Grupi vaksinuan me sukses një plakë 92-vjeçare, e cila u tregoi atyre histori të prindërve të saj dhe gripit spanjoll të vitit 1918 që e dëmtoj shumë vendin e saj.
“Ishte shumë e rëndësishme për familjen e saj që ajo të vaksinohej në mënyrë që t’i jepej një shans më i mirë për këtë pandemi.
Gripi i vitit 1918 ishte me të vërtetë shkatërrues për disa nga komunitetet këtu dhe ishte thjesht e mrekullueshme të jesh në gjendje t’i ofroje asaj vaksinën” tha Dean.
Së bashku, të katër punonjëset e kujdesit shëndetësor udhëtuan qindra milje në fshatra për të kryer 65 vaksina, një veprim heroik në kushtet me të cilat përballeshin.
Gratë thanë se do të vazhdojnë të dalin derisa të gjithë të vaksinohen.
“Është thjesht një mundësi e pabesueshme për të punuar me ta.” tha Dean për koleget e saj femra.
Në Homer, Alaskë, një grup tjetër infermierësh udhëtuan për të shpërndarë vaksinat.
Ndërsa punonjësit e kujdesit shëndetësor shpesh marrin aeroplanë për të arritur në fshatra të largëta, moti nuk lejon gjithmonë lehtësira.
Ato janë bërë edhe më shumë heroina, pasi historia e tyre u bë e njohur në emisionin e mëngjesit “Goodmorning America”.