Është java e derbit, Partizani përgatitet për Tiranën. Dy barazime në ndeshjet e fundit por nuk e harrojnë humbjen 5-1. Në fakt menjëherë pasi kaluan me sukses ndeshjen kundër Skënderbeut, në një stadium të ngrirë nga dëbora, mes futbollistëve të kuq ka nisur të flitet për derbin.
Një derbi mund të konsiderohet edhe si një ndeshje e radhës, por jo për Tedi Carën. 20-vjeçari luajti për herë të parë me Partizanin në ndeshjen që të kuqtë humbën 5-1 me rivalët e përjetshëm.
Tedi Caka ka shënuar 3 gola në këtë edicion të Superligës. Ai është një nga 9 futbollistët e kuq, të cilët kanë shënuar në total 21 gola deri më tani. Sipas një statistike të publikuar nga Federata e Futbollit.
Vllaznia dhe Partizani janë dy nga skuadrat që kanë shumë lojtarë që njohin portën. Skënderbeu është i pari në këtë renditje me 10 lojtarë që kanë gjetur golin, ndërsa Apolonia dhe Kukësi janë skuadrat që kanë më pak lojtarë në listën e golashënuesve të Kategorisë Superiore.
/a.r