• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekspertët: Shtyrja e dozës së dytë të vaksinës mund të kthehet në problem global

by A R
18/01/2021 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Britanikët po e vonojnë dhënien e dozës së dytë për të vaksinuar sa më shumë qytetarë. Por kjo mund të çojë në më shumë mutacione, paralajmërojnë ekspertët.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn për shkak të dozave të pakta të vaksinës kërkoi verifikimin e mundësisë për vonesën e dozës së dytë të vaksinës. Pas verifikimit të të dhënave, Komisioni i Përhershëm i Vaksinës në Gjermani, STIKO u shpreh kundër shtyrjes së dozës së dytë. „Dhënia e dozës së dytë të vaksinës duhet të pasojë brenda hapësirës kohore të përcaktuar nga studimet e bëra (aktualisht 42 ditë)”, shkruan STIKO në të dhënat e aktualizuara të rekomandimit të vaksinës.

STIKO i sheh dy vaksinat e lejuara të BioNTech dhe Moderna të krahasueshme në lidhje me efektshmërinë, sigurinë dhe efektet anësore, por thekson, se doza e dytë duhet të pasojë me të njëjtin preparat si doza e parë. „Për momentin nuk duhen kombinuar në asnjë mënyrë dy vaksina të ndryshme”, thekson kreu i Komisionit të Përhershëm të Vaksinimit, STIKO, Thomas Mertens. „Për këtë nuk kemi asnjë lloj të dhëne.”

Në Britaninë e Madhe autoritetet e shëndetësisë vendosën për shkak të variantit të ri mjaft infektues të virusit për të vonuar dhënien e dozës së dytë, me qëllim që të marrin sa më shumë njerëz dozën e parë. Autoritetet britanike janë të mendimit, se një dozë e dyte deri në 12 javë me vonesë nuk ndikon në efektshmërinë e vaksinës. Pavarësisht rrugës së përzgjedhur nga britanikët, ajo që është e qartë, është se një dozë e dytë është detyrimisht e nevojshme, sepse ajo e sjell përforcimin e duhur për krijimin e imunitetit të trupit.

Autoritetet e liçensimit kërkojnë respektimin e rregullave të vaksinës

Komisioni gjerman STIKO me rekomandimin e tij ka të njëjtin qëndrim si Agjencia Europiane e Medikamenteve, EMA që e sheh me skepticizëm propozimin e britanikëve: Vërtet që nuk është përcaktuar shprehimisht një kufi i fundit për distancën kohore mes dy dozave të vaksinës së BioNTech/Pfizer, por prova e efektshmërisë bazohet në një studim, në të cilin ofrimi i dozave pasonte në një distancë kohore nga 19-42 ditë, shkruan EMA. Dhënia e dozës së dytë në një distancë kohore prej 6 muajsh nuk përputhet me përcaktimet dhe kërkon një ndryshim të lejes së vaksinës si edhe më shumë të dhëna klinike. Edhe autoriteti amerikan i medikamenteve, FDA ka paralajmëruar nga ndryshimi i distancës kohore për dozën e dytë të vaksinës.

Kurse ekspertë të vaksinës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë e quajnë të pranueshme shtyrjen e dozës së dytë tek vaksina e BioNTech/Pfizer. Në raste të jashtëzakonshme një shtrirje kohore me disa javë është e mundur, tha kreu i grupit të ekspertëve për imunizimet të OBSH, SAGE, Alejandro Cravioto para mediave në fillim të janarit.

Ulet efekti tek më të moshuarit?

Sipas ekspertëve gjermanë të STIKO-s, vonesa në dhënien e dozës së dytë mund të dobësojë veprueshmërinë e vaksinës tek më të moshuarit. Për këtë arsye, Komisioni i Përhershëm i Vaksinës vendosi kundër ndryshimit të skemës, tha kreu i STIKO-s, Thomas Mertens për Science Media Center (SMC). Hapësira kohore për pohime të qëndrueshme është ekstremisht e shkurtër, për këtë arsye nuk mund të thuhet asgjë për imunitetin e vazhdueshëm tek personat e moshuar. Përvojat me vaksinimet për sëmundje të tjera të bëjnë të kesh drojën, se antitrupat pas vaksinës së parë tek personat e moshuar mund të shuhen shumë shpejt.

Mutacionet mund të kthehen në problem global

Skema britanike e shtyrjes së dozës së dytë mund të kthehet në problem global, paralajmëron Florian Krammer, studiues i vaksinës në „Icahn School of Medicine” në Nju Jork. Ekziston mundësia, që një ndryshim i tillë rrit përqindjen e mutacionit të virusit, sipas Krammer. Pas vaksinës së parë numri i antitrupave neutralizues është ende i ulët, kështu që mund të ndodhë të arrihen infektime josimptomatike. Në raste të tilla, ka mundësi për krijimin e varianteve të reja të virusit, të cilat janë rezistente ndaj këtyre antitrupave. Se sa i madh është ky rrezik, kjo është e vështirë të thuhet, por me gjasa ai është i lartë, „sidomos, kur ka shumë infeksione në popullsi”, si aktualisht në Britaninë e Madhe. Variante të tilla mund „të bëhen një problem global dhe mund të kthehen në problem edhe për kandidatë të tjerë vaksinash. Nuk duhet t’i hyjmë këtij rreziku”, thekson studiuesi Florian Krammer. /dw

Next Post
Një inaugurim për president si asnjë tjetër në SHBA

Një inaugurim për president si asnjë tjetër në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In