1547 – Ivan IV Vasilieviç kurorëzohet cari i parë rus në Moskë. Ai është i njohur për reforma shumë të rëndësishme në Rusi, por edhe për mizorinë ndaj bojarëve që ai aplikoi në një përpjekje për të përqendruar pushtetin dhe si ndëshkim për vrasjen e djalit të tij, prandaj u emërua Grozny (I Tmerrshëm). Ai themeloi shtypshkronjën e parë në Rusi në 1553 dhe për të forcuar tregtinë me Evropën Perëndimore në 1584, ndërtoi qytetin e Arkhangelsk. Ai mundi mongolët dhe pushtoi Kazanin në 1552 dhe Astrakhan në 1556, dhe pastaj aneksoi edhe Siberinë.
1957 – Vdes dirigjenti italian Arturo Toscanini, një nga muzikantët më të rëndësishëm në shekullin e 20-të. Ai dirigjoi në “La Scala” në Milano dhe “Metropolitan Opera” në New York, ku gjithashtu organizoi një orkestër simfonike.
1969 – Në qendër të Pragës, një student çek, Jan Palach, kryen vetëvrasje duke u djegur në protestë ndaj okupimit të Çekosllovakisë, urdhëruar nga Bashkimi Sovjetik nga anëtarët e Traktatit të Varshavës në gusht 1968.
1969 – Kozmonautët sovjetikë në anijen kozmike “Soyuz-4” Vladimir Shatalov dhe anijen “Soyuz-5” Boris Voljanov, Alexei Yeliseyev dhe Yevgeny Krunov arritën të lidhin dy anije kozmike me ekuipazh në orbitën rreth Tokës për herë të parë në histori. BETA