Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar vendimin e ri që ka marrë CDC-ja në SHBA, për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë edhe shqiptarët, që testi negativ për Covid-19, të jetë kryer jo më shumë se tre ditë para nisjes për udhëtim.
Nëse nuk e keni kalur Covid-19, ju duhet një test PCR, kryer 3 ditët e fundit para udhëtimit, që ju tregon se nuk jeni të infektuar.
Ose në të kundërt, nëse e keni kaluar Covid-19, ju duhet një vërtetim nga mjeku juaj i familjes, që tregon se jeni shëruar nga sëmundja.
“Duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19 përpara se të udhëtoni”, shkruan Ambasada amerikane në Tiranë.
Ky Urdhër do të zëvendësojë një urdhër të mëparshëm që aktualisht në fuqi deri në 25 janar, dhe të nënshkruar nga Drejtori i CDC në 25 Dhjetor 2020, i cili kërkon një rezultat negativ të testit COVID-19 para nisjes për të gjithë pasagjerët e linjave ajrore që mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara.
“Ky urdhër do të zbatohet për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë përmes linjave ajrore, nga 2 vjeç e lart, që udhëtojnë në SH.B.A., përfshirë qytetarët e SH.B.A.-së dhe banorët e përhershëm të ligjshëm”, thuhet në njoftim.
“Testohuni jo më shumë se 3 ditë para nisjes së fluturimit tuaj për në SH.B.A. Sigurohuni që të testoheni me një test viral (NAAT ose test antigjeni) për të përcaktuar nëse aktualisht jeni të infektuar me COVID-19. Sigurohuni gjithashtu që të merrni rezultatet tuaja para nisjes së fluturimit dhe të keni dokumentacionin e rezultateve tuaja për t’i treguar para flutirimit”.
Mësoni më shumë mbi kërkesat për udhëtim duke klikuar këtu https://bit.ly/3srOFLA
g.kosovari