Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot akuzat e Presidentit se nuk është marrë asnjë masë për përmbytjet.
Rama ironizoi gjatë konferencës me gazetarët teksa u shpreh:
“Ilir Meta është në kërkim të një kamerdare dhe kudo që sheh ujë, shkon për të gjetur kamerdare, dhe nuk e ndihmoj dot është puna e tij”.
Ditët e para të reshjeve intensive, Presidenti akuzoi se qeveria nuk po dilte në terren dhe se nuk po merrte seriozisht paralajmërimet e IGJEUM.
/a.r