Me 25 janar Greqia dhe Turqia rifillojnë sërish negociata, por mediat greke nuk kanë hezituar të përmendin rolin e Shqipërisë dhe Kryeministrit Edi Rama në rikthimin e dialogut mes palëve.
Media e njohur greke, “Protothema” në një artikull të gjatë ka futur në lojë, në atë që e quan “ndërmjetësimin shqiptar” në dialogun Greqi-Turqi, pas vizitave të kryeministrit Rama në Greqi dhe Turqi javën e shkuar.
Ministri turk Mevlut Çaushoglu foli për takimin e tij me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë pas përfundimit të raundit të parë të hetimeve, i cili nxori në sipërfaqe “ndërmjetësimin shqiptar” në dialogun Greqi-Turqi, shkuran e përditshmja greke.
“Siç dihet, kryeministri shqiptar Edi Rama kohët e fundit bëri një vizitë zyrtare në Ankara me ftesë të Taip Erdogan dhe më pas u takua jozyrtarisht në Athinë me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin, Nikos Dendias”, tha ai!
Pas këtyre takimeve u tha që kryeministri shqiptar po përpiqej të ndërmjetësonte midis Ankarasë dhe Athinës, edhe pse një gjë e tillë nuk u pranua publikisht, madje as nuk u diskutua.
Ndërkohë që Ekaterimini cilësoi si mbresëlënës faktin se ministri i jashtëm turk e konsideronte si ndërmjetës kryeministrin shqiptar “edhe pas këtij takimi të parë, unë jam gati të shkoj në Tiranë në përgjigje të ftesës së Edi Ramës dhe të takohem me Ministrin e Punëve të Jashtme N.Dendia. Shpresoj që Greqia të mos e refuzojë këtë mundësi, këtë ftesë dhe se bisedimet eksploruese të fillojnë këtë muaj dhe pastaj ne mund të takohemi me N. Dendias në Tiranë.”
Por pala greke duket se është më e rezervuar në lidhje me këtë gjë. Greqia dhe Turqia pas 6 vitesh heshtje tashmë pritet që të takohen me 25 janar, siç është konfirmuar një ditë më parë nga të dy palët.
Dialogu mes Greqisë dhe Turqisë është një çështje e ndërlikuar pasi kujtojmë se një gjë e tillë ka nisur që në vitin 2002 dhe deri në vitin 2016 nuk u arrit asnjë zgjidhje ndërsa tashmë pritet që pas 5 vitesh qetësi të arrihet një dakordësi mbi një marrëveshje për caktimin e kufijve të ujërave territoriale.
g.kosovari