Shpëthen bomba në makinën e gazetarit! Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët evona të mbrëmjes së kaluar në Greqi. Mediat lokale shkruajnë se bomba është vendosur në mjetin e gazetarit të identifikuar si George Sfakianakis.
Ky i fundit ndodhej në studio televizive të stacionit E në studion e Melissia në momentin që ndodhi shpërthimi. Gazetari kishte parkuar mjetin jasht televizionit dhe vetë po montonte shfaqjen e Menios Fourthiotis “Prova të Drejta”.
Por zhurma e madhe e shpërthimit bënë që i gjithë televizioni të dilte jashtë e të shikonte skenën. Fatmirësisht kjo ngjarje ka përfunduar pa përsona të lënduar, e ndërsa makina, mund të themi që është shkatërruar totalisht.
Në një prononcim për Protothema, Giorgos Sfakianakis, deklaroi se ndoshta nuk ka qenë ai shënjestra e sulmit, por prezantuesi i emisionit, Menios Fourthiotis.
“Mund të mos kem qenë unë shënjestra. Mbase e kanë me prezantuesin, nuk di të them gjë tjetër,”– ka thënë ai.
Gjithsesi policia po heton për ngjarjen. Pranë mjetit të shpërthyer janë gjetur edhe gota e shishe birre të thyera, por ende nuk dihet nëse u përkasin autorëve.
g.kosovari