Një tjetër mjek i njohur në vend është infektuar me Covid 19. Bëhet fjalë për Arjan Harxhin, një nga mjekët infeksionistë më të angazhuar në luftën kundër koronavirusit.
Mësohet se drejtuesi i spitalit Covid 3 është dërguar në Turqi për t’u kuruar, pasi sipas burimeve koronavirusi i ka prekur mushkëritë.
Mjekët, infermierët dhe personeli shëndetësor janë kategoria më e rrezikuar për t’u prekur nga Covid pasi janë në ballë të luftës me virusin e rrezikshëm.
Nga ana tjetër Komiteti Teknik i Ekspertëve, në konferencën e parë për këtë vit, vendosi të mbajë në fuqi masat kufizuese aktuale, ndërsa unversitetet do të vijojnë mësimin ‘online’ të paktën edhe për dy javë.
/a.r