Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë sot dhe neser një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Detaje të reja janë zbardhur nga axhenda e vizitës zyrtare të kryeministrit që do të shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, duke shënuar kështu vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit si Ministër i Brendshëm.
Pritet që pjesë e diskutimeve mes dy liderëve të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.
Nuk do të lihen pas as diskutimet për procesin e rindërtimit në vend, për të cilin Turqia ka premtuar ndërtimin e 525 banesave.
Brenda 5 muajve, kryeministri Rama po e takon për herë të dytë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, herën e kaluar në një vizitë jo zyrtare.
g.kosovari