Disa minuta më parë përmes një postimi në Facebook moderatori i emisionit “Stop” në Tv Klan, Gentian Zenelaj, ka treguar se ka qenë i infektuar dhe i shtruar në spital nga Covid-19. Ai shprehet se prej 14 ditësh ka luftuar me këtë sëmundje të pabesë dhe tani është shëruar plotësisht. Ai ka falenderuar dhe mjekët që janë kujdesur për të.
14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi.sëmundje që më mori edhe njeriun e shtrenjtë
Faleminderit Dok Gentian Huti. Dok Amarildo Hidri . Inf Aida..Orkidea..Aureli.Anxhelo..Suela.Donaldi .Aurela .Xhesi .Diana .Kristina. Olsa dhe ekipit te fizioterapise.Faleminderit Dok Perlat Kapisyzi.Ndjese nese kam harruar ndonje emer Faleminderit nga thellësia e zemres.
Zoti ju bekoftë
Më datën 28 Dhjetor 2020 Genti ka humbur edhe babain e tij nga Covid-19. Ai e ka bërë vetë të ditur këtë lajm përmes një postimi në Facebook, ku ka falenderuar të gjithë për ngushëllimet dhe mbështetjen që ka marrë.
“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim, Rexhep Zenelaj pas një beteje të gjatë me Covid-19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju bekoftë. Varrimi zhvillohet nesër në orën 13:00 në Shengjin,” ka shkruar në postimin e tij Genti. /a.p