Nga ARTUR AJAZI
Lulzimi e ka nisur edhe vitin e ri 2021 me biseda gjimnazistësh, duke u kujtuar atyre, vitet kur qeveriste vetë, bashkë me Doktorin, pasi pas 2013, ai nuk e di se ku bien gjimnazet e Tiranës. “Nuk kanë as ujë të rrjedhshëm shkollat tona, ne do të investojmë sa të vijmë në pushtet”. Sa për dijeni, kur Partia Socialiste erdhi në pushtet në 2013 (me mbi 1 milion vota) gjimnazet e Tiranës (edhe të rretheve) ishin pocaqi, pa mirëmbajtje, pa ujë, pa stola, pa sisteme hidraulike, dhe me tarraca apo çati të rrënuara. Po kështu ishte edhe stafi i çdo shkolle të mesme, ishin politizuar me urdhër të qeverisjes së dekantuar. Por Lulzimi ka vendosur ta nisë edhe vitin e ri 2021 (apo vitin e humbjes më spaktakolare elektorale) me premtime shkollash, gjimnazesh, “uji të rrjedhshëm”, duke na treguar se është shterruar nga çdo pikënisje informacioni që ai merr dhe përpunon nga këshilltarët e tij. Rinia do të ishte vërtetë “shpresa e PD” në rast se Lulzim Basha nuk do ti kishte mashtruar dhe zhgënjyer ata sa ishte në pushtet, por edhe në këto vite që (nuk) po bën gjoja opozitën. Rinia do të ishte vërtetë “shpresa e PD”, në rast se Lulzim Basha nuk do të kishte braktisur Parlamentin dhe institucionet ligjore, në rast se ai nuk do të ndërsente ndjekësit e tij të digjnin dhe shkatërronin kryeqytetin dhe investimet publike, ndaj propoganda që ai sot bluan dhe shpërndan duket më tepër si tallje me ata që sekretarët e tij i mbledhin me kokrra andej-këndej sa për takim spontan. Rinia e Shqipërisë, nuk ka se si të besojë në një ish-ministër dhe ish-kryetar bashkie, apo dhe kryetar partie sot, që nuk ka bërë asgjë për ata, sa kishte pushtetin. Rinia e sotme, nuk u beson më përrallave me “punësim dhe rroga si në Europë” të një politikani që ngatërron qeverisjen e tij me qeverisjen e Edi Ramës, që ngatërron aritmetikën me fizikën, bujqësinë me ushtrinë, apo dhe fushatën me protestat e dhunshme. Mjafton të dëgjosh kërkesat e atyre që “fton” Lulzimi në takime, apo dhe pyetjet që ata kanë lidhur me “programin qeverisës” për të kuptuar sa pak informacion ka ai për situatën dhe realitetin e sotëm në Shqipëri. Një kryetari opozite, që i ka mbetur “ora” tek “10 mijë km rrugë të reja që bëri Berisha” akoma dhe sot pas 8 vitesh, dhe që nuk rrëfen se kush është “programi i tij qeverisës”nuk ka se si ti besohet se do të bëjë “vendin bahçe me lule” dhe Shqipërinë anëtare të BE. Do të ishte miopi kolektive, ti besohej një njeriu që numëron ditët, javët dhe muajt, dhe deklaron se “po vjen dita kur me votën tuaj të bëhem kryeministër”. Një fjalë e urtë thotë “kur nuk të qasin në fshat, si kërkon të bijën e priftit”. Lulzim, vërteto se emrin, figurën, premtimet dhe kontributin tënd, e duan fillimisht demokratët, dhe pastaj kërko votën e shumicës së shqiptarëve për tu bërë “kryeministër”. Së fundi, merr edhe bekimin e aleatëve Lulzim, sepse edhe ata duket se po tërhiqen nga mendimi se “ti mund të jesh një kryetar qeverie i besueshëm”.