• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vit i ri, avaz i vjetër

by Artur Ajazi
04/01/2021 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Lulzimi e ka nisur edhe vitin e ri 2021 me biseda gjimnazistësh, duke u kujtuar atyre, vitet kur qeveriste vetë, bashkë me Doktorin, pasi pas 2013, ai nuk e di se ku bien gjimnazet e Tiranës. “Nuk kanë as ujë të rrjedhshëm shkollat tona, ne do të investojmë sa të vijmë në pushtet”. Sa për dijeni, kur Partia Socialiste erdhi në pushtet në 2013 (me mbi 1 milion vota) gjimnazet e Tiranës (edhe të rretheve) ishin pocaqi, pa mirëmbajtje, pa ujë, pa stola, pa sisteme hidraulike, dhe me tarraca apo çati të rrënuara. Po kështu ishte edhe stafi i çdo shkolle të mesme,  ishin politizuar me urdhër të qeverisjes së dekantuar. Por Lulzimi ka vendosur ta nisë edhe vitin e ri 2021 (apo vitin e humbjes më spaktakolare elektorale) me premtime shkollash, gjimnazesh, “uji të rrjedhshëm”, duke na treguar se është shterruar nga çdo pikënisje informacioni që ai merr dhe përpunon nga këshilltarët e tij. Rinia do të ishte vërtetë “shpresa e PD” në rast se Lulzim Basha nuk do ti kishte mashtruar dhe zhgënjyer ata sa ishte në pushtet, por edhe në këto vite që (nuk) po bën gjoja opozitën. Rinia do të ishte vërtetë “shpresa e PD”, në rast se Lulzim Basha nuk do të kishte braktisur Parlamentin dhe institucionet ligjore, në rast se ai nuk do të ndërsente ndjekësit e tij të digjnin dhe shkatërronin kryeqytetin dhe investimet publike, ndaj propoganda që ai sot bluan dhe shpërndan duket më tepër si tallje me ata që sekretarët e tij i mbledhin me kokrra andej-këndej sa për takim spontan. Rinia e Shqipërisë, nuk ka se si të besojë në një ish-ministër dhe ish-kryetar bashkie, apo dhe kryetar partie sot, që nuk ka bërë asgjë për ata, sa kishte pushtetin. Rinia e sotme, nuk u beson më përrallave me “punësim dhe rroga si në Europë” të një politikani që ngatërron qeverisjen e tij me qeverisjen e Edi Ramës, që ngatërron aritmetikën me fizikën, bujqësinë me ushtrinë, apo dhe fushatën me protestat e dhunshme. Mjafton të dëgjosh kërkesat e atyre që “fton” Lulzimi në takime, apo dhe pyetjet që ata kanë lidhur me “programin qeverisës” për të kuptuar sa pak informacion ka ai për situatën dhe realitetin e sotëm në Shqipëri. Një kryetari opozite, që i ka mbetur “ora” tek “10 mijë km rrugë të reja që bëri Berisha” akoma dhe sot pas 8 vitesh, dhe që nuk rrëfen se kush është “programi i tij qeverisës”nuk ka se si ti besohet se do të bëjë “vendin bahçe me lule” dhe Shqipërinë anëtare të BE. Do të ishte miopi kolektive, ti besohej një njeriu që numëron ditët, javët dhe muajt, dhe deklaron se “po vjen dita kur me votën tuaj të bëhem kryeministër”. Një fjalë e urtë thotë “kur nuk të qasin në fshat, si kërkon të bijën e priftit”. Lulzim, vërteto se emrin, figurën, premtimet dhe kontributin tënd, e duan fillimisht demokratët, dhe pastaj kërko votën e shumicës së shqiptarëve për tu bërë  “kryeministër”. Së fundi, merr edhe bekimin e aleatëve Lulzim, sepse edhe ata duket se  po tërhiqen  nga mendimi se “ti  mund të jesh një kryetar qeverie i besueshëm”.

Next Post
E dhimbshme/ Futbollisti spanjoll humb jetën në një aksident tragjik

E dhimbshme/ Futbollisti spanjoll humb jetën në një aksident tragjik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In