30 vjeçari i arrestuar 2 ditë më parë në Ali Dem teksa po lëvizte me armë zjarri me vete është arratisur sot nga komisariati numër 1.
I riu me Rigers Lala në momentin që ka parë policinë dy ditë më parë kur dhe është arrestuar, ka hedhur armën në tokë dhe ka tentuar të largohet me vrap.
Ai është kapur gjatë ndjekjes nga ana e efektivëve, dhe arma që posedonte është sekuestruar. Sot ai pritej të njihej me masën e sigurisë.
Policia ka njoftuar se ai po lëvizte me armë zjarri me vete dhe kanë qenë qytetarët ata që kanë denoncuar, duke bërë që 30 vjeçari të vihet në pranga në pak minuta.
Lala do të dilte sot para gjykatës për masën e sigurisë, ndërsa ende nuk dihet mënyra se si 30-vjeçari ka mundur të arratiset nga ambjentet e policisë.
g.kosovari