• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga kërcënimet dhe akuzat në aleancë/ Përplasja mes Metës dhe Berishës. Si e shantazhoi me një video-skandal për Shkëlzenin

by Java News
04/01/2021 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarja.com ka risjell në vemendje përplasjen e 5 marsit 2015, ku Berisha në atë kohë akuzonte Metën se je kokë e qelbur! Mund të flasësh gjithë ditën lidhjet tuaja me krimin. Nga na tjetër edhe Meta nuk i ka kursyer akuzat ndaj mikut të tij Berisha.

Por si ka mundesi që pas akuza të rënda Meta dhe Berisha nga kundërshtar u bën aleatë.

Shkrimi i plotë në shqiptraja.com

Vendimin e Ilir Metës për t’u bashkuar me PS-në, në prill të 2013, Sali Berisha e përjetoi si një pabesi dhe tradhti të rëndë politike, nisur edhe nga fakti se Berisha i kishte i ‘lënë dorën e lirë’ LSI në shfrytëzimin maksimal të pushtetit gjatë bashkëqeverisjes, por edhe nga angazhimi i tij të hapur, për ta shpëtuar Metën nga dënimi në vitin 2012, përmes gjyqtarëve të tij në Gjykatën e Lartë.

Dy vjet më vonë, në mars të vitit 2015, Berishës i doli në shteg një mundësi e mirë për t’u hakmarrë ndaj Metës. Tom Doshi pretendonte se Meta kishte porositur vrasjen e tij dhe të deputetit Mhill Fufi. Për të vërtetuar pretendimin e tij Doshi paraqiti edhe një të penduar, Durim Bamin, i cili tha se ishte kontraktuar për të hequr qafet Doshin.

Sali Berisha angazhoi grupin parlamentar të PD, në një betejë të egër kundër ish-aleatit të tij, Ilir Meta, ndërsa socialistët po qëndronin asnjanës. Berisha i kërkonte Metës të jepte dorëheqjen si kryetar Kuvendi dhe të paraqitej në prokurori. Në seancën e datës 5 mars 2015, Berisha dhe Meta u përballën në Parlament, duke akuzuar njëri-tjetrin për vrasje.

Në këtë seancë ndër të tjera, Berisha tha se “Unë e kisha denoncuar disa herë tentativën për eliminimin e Tom Doshit… Tre muaj më parë, njerëzit që thirri Ilir Meta, për të më faturuar vrasjen e Tom Doshit, ia përplasën në fytyrë siç e meritonte…. Për t’i rënë më shkurt, sepse mund të flasësh gjithë ditën për krimin dhe lidhjet tuaja me krimin, unë mendoj se në këtë moment kritik për vendin, duhet t’i japim shans hetimit. Propozimi im është ky: jep dorëheqjen nga parlamenti dhe hapi rrugë hetimit. Mos shfrytëzo kuotat e krimit, për të qëndruar në post! Je kokë e qelbur!”.

Në ato momente tensioni, Meta iu përgjigj Berishës se “E nise si lider demokracie dhe po e mbaron si aksioner pularie”, ndërsa i përmendi akuzat se ka nxjerrë Azem Hajdarin në pritën e vrasësve. Teksa Berisha po e kalonte vijën e kuqe me akuzat e rënda, Meta e shantazhoi publikisht, duke e prekur në pikën e dobët, tek Shkëlzeni. Ndër të tjera Meta u shpreh se “Përgjigja ime, doktor, është kjo: për ty bëj çdo sakrificë, por për Shkëlzen Berishën e kam dhënë dorëheqjen një herë. Nuk e jap dy herë dorëheqjen për Shkëlzen Berishën! Ta sqaroj edhe më shumë: mos u bëj pjesë e puçit të pularisë, me Tom Doshin dhe Dritan priftin si aksionerë! Po them këtë në mënyrën më miqësore. Për ty bëj çdo gjë, por jo për Zenin”.

Ndërsa Berisha vijoi akuzat, Ilir Meta i përmendi për herë të parë Berishës një video të Shkëlzen Berishës. Meta zbuloi edhe një sekret, teksa tha se Shkëlzeni ishte në videot e Dritan Priftit, video e cila ishte parë nga Berisha. “Se të kërcënon ty Dritani me videot e Zenit, bashkë me Tomën, kjo është çështje tjetër, nuk është çështja ime, të lutem shumë! Herën e parë, dorëheqjen e dhashë prej Shkëlzenit, se ai ishte në videon e Dritan Priftit, dhe ti e di shumë mirë, dhe më the: “Shiko çfarë ka bërë ky budallai”. Ashtu më the! Më thoshe: “Ça t’i bëj këtij budallait se më turpëroi!” Vazhdo ende me mendtë e Shkëlzenit! Vazhdo, se unë nuk kam çfarë të bëj për ty”, tha Meta.

Video me protagonist Shkëlzenit kishte rënë në duart e Spartak Brahos, në atë kohë shumë pranë Metës. Video ishte zbuluar nga ekspertët gjatë kontrollit të lap-topit, ku ishte video Meta-Prifti. Ndërsa Berisha nuk po tërhiqej, Meta e kërcënoi për herë të parë Berishën, se do të publikonte videon. “Jo, jo, derisa i ke ti, do t’i nxjerrësh ti. Unë do të nxjerr ato…”, tha Meta.

Pas këtij mesazhi të Metës, Spartak Braho, kërkoi që në seancën e ardhshme, të vihej një monitor pranë foltores në Kuvend, për të publikuar videon komprometuese. Disa ditë më pas, Meta u shpreh se “Spartaku i ka treguar me duket një dy video Doktorit, por nuk ia ka treguar të gjitha. Por, ndoshta mund të ketë rastin t’ia tregojë të gjitha”. Shantazhi ishte i hapur. Megjithatë, videoja nuk u publikua kurrë, pasi shumë shpejt raportet mes Metës dhe Berishës u ‘zbutën’.

Pranvera e vitit 2015 shënoi edhe përplasjet e fundit mes Metës dhe Berishës. Pas akuzave të Bashës ndaj LSI në maj-qershor 2017, Meta dhe Berisha rinisën bashkëpunimin, ndërsa shumë shpejt shtynë Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin drejt një aleance. Por, tashmë Metën dhe Berishën i bashkoi edhe një luftë e përbashkët, beteja kundër reformës në drejtësi, të cilën dyshja e shikon si një rrezik të madhe për fatin e tyre politik dhe juridik. Nga akuzat e rënda për vrasje në mars të 2015, Berisha mori pjesë në një miting të organizuar nga Meta në 2 mars 2020, pra Presidencës, tashmë për të rrëzuar qeverinë ‘Rama’.

 Procesverbali i sherrit mes Metës dhe Berishës në Parlament në mars 2015

g.kosovari

Next Post
Histori frymëzimi/ Erdhi nga arat dhe u bë kryeministre. Jacinda Ardern që u ngjit në majë

Histori frymëzimi/ Erdhi nga arat dhe u bë kryeministre. Jacinda Ardern që u ngjit në majë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e ditës së sotme, nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Protesta e ditës së sotme, nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

November 11, 2026
44-vjeçari u vetëdorëzua, gjykata cakton “arrest me burg” për avokatin Radovan Çela

VENDIMI/ Pjesë e grupit të strukturuar kriminal, GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën!

November 11, 2026
Ismajli bën dallimin mes dy trajnerëve të Shqipërisë: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar!

Ismajli bën dallimin mes dy trajnerëve të Shqipërisë: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar!

November 11, 2026
Tensione në rritje/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi!

Tensione në rritje/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi!

November 11, 2026
Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë!

Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë!

November 11, 2026
Liga e Kombeve/ Dy ndeshjet e radhës, tekniku Maran: Duam t’ua shpërblejmë tifozëve mbështetjen, golat e Shqipërisë i presim të gjithë!

Liga e Kombeve/ Dy ndeshjet e radhës, tekniku Maran: Duam t’ua shpërblejmë tifozëve mbështetjen, golat e Shqipërisë i presim të gjithë!

November 11, 2026
“Janë çështje të brendshme”- Ambasadori i ri i Izraelit: Nuk ndërhyjmë në protestat në Shqipëri!

“Janë çështje të brendshme”- Ambasadori i ri i Izraelit: Nuk ndërhyjmë në protestat në Shqipëri!

November 11, 2026
“E lë mandatin për specat nëse…!” – Erion Braçe sfidon fermerët: Më shumë mbrojtje e mbështetje për prodhimin vendas!

“E lë mandatin për specat nëse…!” – Erion Braçe sfidon fermerët: Më shumë mbrojtje e mbështetje për prodhimin vendas!

November 11, 2026
108-vjetori i Forcave të Armatosura, Rama publikon pamjet: Respekt për ata që shërbyen, lavdi dëshmorëve

Buxheti i Mbrojtjes, ku do të investohet në ushtri? Nga sistemet anti-dron, tek anijet patrulluese, ja projektet që do të financohen

November 11, 2026
Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In