Qeveria greke ka vendosur rregulla te reja për të mundësuar kalimin normal të shtetasve shqiptarë që kanë vërtetim blu ose kanë lejen e qëndrimit të skaduar, të cilët kohët e fundit ktheheshin në kufij prej autoriteteve policore greke.
Sipas Ministrisë së Jashtme greke, që prej datës 18 janar 2021, personat e kësaj kategorie do të duhet të dërgojnë me email në adresën e përfaqësive greke në vendin tonë, të dhënat si më poshtë:
1- Emër Mbiemër i personit që udhëton
2- Data e udhëtimit
3- Vendi dhe adresa ku shkon në Greqi
4- Nëse udhëton me makinën e tij duhen targa e makinës
5- Nëse udhëton me autobus, emrin e firmës që udhëton
6- Fotografi të pasaportës
7- Fotografi të lejes së qëndrimit
Kjo ministri sqaron qytetarët që jetojnë në Vlorë, Mallakastër, Fier, Berat, Gramsh, Librazhd, Elbasan, Peqin, Kavajë, Tiranë, Durrës, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Dibër Kukës, Pukë, Shkodër, Malësi e Madhe Tropojë dhe Has se duhet të dërgojnë email tek ambasada greke në Tiranë në email-in: gr*******@mf*.gr
Për personat që jetojnë në Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, Himarë, Përmet, Konispol duhet të nisin email te konsullata e përgjithshme në Gjirokastër në email-in: gr**********@mf*.gr. Për personat që jetojnë në Korçë, Pogradec, Bilisht duhet të nisin email te konsullata e përgjithshme e Korçës, në email-in: gr**********@mf*.gr
Në vazhdim, ambasada dhe konsullatat greke në Shqipëri do të informojnë të interesuarin nëpërmjet email-it, lidhur me aprovimin ose jo të udhëtimit të tij. Ministria e Jashtme greke sugjeron që personat që bëjnë pjesë në këtë kategori, të dërgojnë email-et disa ditë më herët se udhëtojnë.
Përsa u përket kategorive të tjera të udhëtarëve (punonjësit sezonalë, shtetasit me leje qëndrimi, ata me pasaportë greke etj) do të vazhdojnë të udhëtojnë si më parë, pra mund të udhëtojnë në çdo moment që ata dëshirojnë, mjafton që të kenë kryer aplikimin për t’u pajisur me PLF, të paktën 24 orë më parë dhe të kenë kryer testin për Covid negativ, brenda 72 orëve nga dita e udhëtimit./a.p