• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria greke vendos rregulla të reja, ja çfarë duhet të dinë shqiptarët që do të udhëtojnë drejt vendit fqinj

by Ardit Rada
29/12/2020 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria greke ka vendosur rregulla te reja për të mundësuar kalimin normal të shtetasve shqiptarë që kanë vërtetim blu ose kanë lejen e qëndrimit të skaduar, të cilët kohët e fundit ktheheshin në kufij prej autoriteteve policore greke.

Sipas Ministrisë së Jashtme greke, që prej datës 18 janar 2021, personat e kësaj kategorie do të duhet të dërgojnë me email në adresën e përfaqësive greke në vendin tonë, të dhënat si më poshtë:

1- Emër Mbiemër i personit që udhëton

2- Data e udhëtimit

3- Vendi dhe adresa ku shkon në Greqi

4- Nëse udhëton me makinën e tij duhen targa e makinës

5- Nëse udhëton me autobus, emrin e firmës që udhëton

6- Fotografi të pasaportës

7- Fotografi të lejes së qëndrimit

Kjo ministri sqaron qytetarët që jetojnë në Vlorë, Mallakastër, Fier, Berat, Gramsh, Librazhd, Elbasan, Peqin, Kavajë, Tiranë, Durrës, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Dibër Kukës, Pukë, Shkodër, Malësi e Madhe Tropojë dhe Has se duhet të dërgojnë email tek ambasada greke në Tiranë në email-in: grcon.tir@mfa.gr

Për personat që jetojnë në Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, Himarë, Përmet, Konispol duhet të nisin email te konsullata e përgjithshme në Gjirokastër në email-in: grgencon.arg@mfa.gr. Për personat që jetojnë në Korçë, Pogradec, Bilisht duhet të nisin email te konsullata e përgjithshme e Korçës, në email-in: grgencon.kor@mfa.gr

Në vazhdim, ambasada dhe konsullatat greke në Shqipëri do të informojnë të interesuarin nëpërmjet email-it, lidhur me aprovimin ose jo të udhëtimit të tij. Ministria e Jashtme greke sugjeron që personat që bëjnë pjesë në këtë kategori, të dërgojnë email-et disa ditë më herët se udhëtojnë.

Përsa u përket kategorive të tjera të udhëtarëve (punonjësit sezonalë, shtetasit me leje qëndrimi, ata me pasaportë greke etj) do të vazhdojnë të udhëtojnë si më parë, pra mund të udhëtojnë në çdo moment që ata dëshirojnë, mjafton që të kenë kryer aplikimin për t’u pajisur me PLF, të paktën 24 orë më parë dhe të kenë kryer testin për Covid negativ, brenda 72 orëve nga dita e udhëtimit./a.p

Next Post
Shpërthen bombola e gazit brenda një objekti, 12 të plagosur në Prishtinë

Shpërthen bombola e gazit brenda një objekti, 12 të plagosur në Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk do ta njihni! Nicolas Cage surprizon me transformimin e tij në John Madden

Nuk do ta njihni! Nicolas Cage surprizon me transformimin e tij në John Madden

September 24, 2026
Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

September 24, 2026
Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

September 24, 2026
Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

September 24, 2026
Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

September 24, 2026
Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

September 24, 2026
Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

September 24, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Çështja e Vlora Hysenit / Rexhaj: Të trajtohet me seriozitet, flasim për SHISH e jo për kooperativë fshati

September 24, 2026
Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

September 24, 2026
“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com