Josif Kavaja, 45-vjeçari i cili terrorizoi fshatin Seldë dhe policinë në njësinë administrative në Zavalinë të Elbasanit dyshohet se është me probleme mendore.
Mësohet se ai jetonte i vetëm në banesë, në fshatin e thellë të Elbasanit.
Policia pas shqetësimit të fqinjëve, me urdhër të gjykatës ka shkuar drejt vendit të ngjarjes për kontroll në banesë, nën dyshimin se ai mbante armë.
Por 45-vjeçari ka qëlluar ndaj efektivëve.
Para mbërritjes së forcave speciale, 45 vjeçari është larguar në një zonë të pyllëzuar.
Policia ka ndërmjetësuar me një të afërmi të tij që të dorëzohet.
Nga ana tjetër policia ka bërë thirrje banorëve të paktë atje që të qëndrojnë në shtëpi.
Ai ka kërcënuar se do t’i vrasë të gjithë.
45 vjeçari prej disa orësh i armatosur me kallashnikov, gjendet në arrati.
Në aksion janë përfshirë edhe forcat RENEA të pajisur me snajpera, për kapjen ose neutralizimin e tij.
/a.r