Monika Kryemadhi kundër SHBA-BE: Reforma në drejtësi, dështim!
E ftuar në emisionin “Quo Vadis”, Monika Kryemadhi u shpreh se sot kemi një sistem të rrënuar.
Sipas saj reforma në drejtësi është një dështim
“LSI hyn tek ato forca që ka logjikën përpara.
Tonet e larta që Monika përdor lind si rezulatat i një emocioni mëmësor.
Nënat janë më agresive se baballarët. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk ka të bëjë me LSI-në, por me të gjithë sistemin.
Kemi një sistem të shkatërruar. Reforma në drejtësi nuk ishte një reformë e re.
Mungesa e GJK nuk ka të bëjë vetëm me pandeminë, por me mosfunksionimin e shtetit dhe kapjen e shtetit nga një grup i caktuar njerzish që gjurmët e tyre të çojnë në një grup të kriminalizuar. Sot viktimë bëeht vrasësi.”
Po ashtu, kryetarja e LSI-së e konsideroi qesharake ndalimin e grumbullimeve, teksa solli si shembull senacat parlamentare.
“Grupet jo më shumë se 10 veta është qesharake. Nuk lejohen njerëzit të gëzojnë, por lejohet Kuvendi me 120 deputeti, ky nuk është grupim?
Më tej, ajo e konsideroi LSI-në partinë e të rinjve. “Ne jemi partia e të rinjve. Kemi metoda komunikimi shumë virtuale dhe janë shumë të avancuara.”