Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se homologët grekë kanë rënë dakord për të zgjatur vlefshmërinë e lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve të aplikimit, për emigrantët, përfshirë edhe ata shqiptarë.
Shtyrja e afatve vjen për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi dhe vlen për periudhën 1 janar 2020 – 31 korrik 2020, të cilave do iu zgjatet vlefshmëria deri më 31 mars 2021.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Ministria Greke e Emigracionit dhe Azilit ka zgjatur vlefshmërinë e lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve të aplikimit, për shtetasit e vendeve të treta. Dokumentet e lëshuara nga shteti helen, të cilat kanë skaduar gjatë periudhës 1 janar 2020 – 31 korrik 2020, do iu zgjatet vlefshmëria deri më 31 mars 2021. Ndërsa për dokumentet që janë lëshuar nga 1 gusht 2020 dhe me datë skadence deri 31 mars 2021, u zgjatet automatikisht vlefshmëria me 8 muaj nga data e tyre fillestare e skadimit. Hyrja në fuqi e lejeve të qëndrimit që do të lëshohen fillon ditën pasardhëse nga data e skadimit të lejes së qëndrimit të listuar. Kjo nuk vlen për lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e aplikimit që janë rinovuar tashmë për një datë të mëvonshme,”-thuhet në njoftimin e Ministrisë.
g.kosovari