Sot është solstici i dimrit. Pra nisja zyrtare e stinës më të ftohtë dhe njëkohësisht 21 dhjetori është dita më e shkurtër e vitit, e nata më e gjatë.
Këtë herë solstici do të shoqërohet në qiell edhe më një “përqafim” të Saturnit dhe Jupiterit, që ndodhen shumë pranë njëri-tjetrit, aq sa mund të vrojtohen me të njëjtin teleskop. Natyrisht ky është një afrim mes dy planetëve në dukje, nga pikë vështrimi i Tokës.
Sipas astronomëve, maksimumi i afërsisë mes dy planetëve, në bazë të pozicionit të Tokës verifikohet rreth orëve të pasdites të 21 Dhjetorit, pas perëndimit të Diellit, në muzg.
Fenomeni sigurisht mund të dallohet me sy të lirë, pasi prej disa ditësh afërsia e këtyre dy planetëve është e dukshme, por vrojtimi me teleskop bën që të dallohen edhe unazat e Saturnit dhe hënat e Jupiterit.
/a.r